1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

900 punëtorë të Feronikelit rrezikojnë të mbesin pa punë

Fati i 900 punëtorëve të kompanisë “Feronikeli” nga Drenasi pritet të dihet gjatë ditës së hënë. Me datë 1 gusht pritet të mblidhet Sindikata e Pavarur e Punëtorëve për të vendosur për hapat e mëtejmë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të “Feronikelit”, Fehmi Nika.
Ai shpjegoi se gjigandi xehtaro-metalorgjik “Feronikeli”, nuk është mbyllur, vetëm se e ka ndal prodhimin përkohësisht. “Jemi në proces e sipër, së shpejti besojmë do të kryhen. Nuk është mbyllur “Feronikeli vetëm për momentin nuk po prodhon. Është mbyllë përkohësisht jo përfundimisht. Vendimet i marrin aksionarët”, ka thënë Nika.

Ai shpreson se prodhimi do të rifillojë pas ditës së hënë. “Shpresojmë që prodhimi do të filloj”, është shprehur ai.
Kreu i sindikatës së Punëtorëve të Feronikelit, Fehmi Nika thotë se kjo kompani nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës, por vetëm qasje në miniera. “Sa i përket çështjes financiare, ne nuk kemi kërkua me na ndihmua financiarisht Qeveria, po me na dhanë mundësinë me pas qasje në miniera”, ka shtuar ai.
E punëtorët e kësaj kompanie rrogë do të kenë vetëm edhe për një muaj. Pas 30 gushtit për ta nuk do të ketë para.
Burime të Gazetës Fjala brenda kësaj kompanie kanë bërë të ditur se gjatë ditës së hënë rrezikohet që punëtorëve tu ipet lajmi se kanë mbetur pa punë. “Në ditën e hënë do të ipet lajmi se gjiganti xehtaro-metalorgjik “FERONIKELI” do ti lë pa punë më shumë se 1000 punëtorë. Nuk ka para, andaj edhe nuk do të investohet më”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë që Gazeta Fjala, ka kërkuar edhe nga Ministria e Financave informacione rreth ecurisë për ‘Feronikelin”, por këta të fundit kanë thënë se gjatë ditës së hënë do të përgjigjen.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdimisht deklaron se janë duke punuar për ta larguar nga kolapsi Feronikelin.
Ai nuk harronte ta përmendte faktin, se ky gjigand është i rëndësishëm në përgjithësi për ekonominë e Kosovë, pasi të punësuar mban gjithsej 900 punëtorë.
Sipas Mustafës, punëtorët asnjëherë nuk do të rrezikohen që të mbesin pa punë. “Ne do të jemi të përkushtuar maksimalisht, që ajo e cila është në dorë të Qeverisë, por edhe të agjencive dhe të prodhuesve të energjisë elektrike, që të shohim mundësinë për të ndihmuar. Aktualisht nuk ka rrezik për punëtorët që të mbesin pa punë dhe ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, në atë mënyrë që asnjë prej të tyre të mos mbetet pa punë. Me të ardhurat nga ‘Feronikeli’ ata mbajnë familjet e tyre dhe nuk do të lejojmë që ata të rrezikohen”, kishte thënë ai.
Ndërkohë që Kompania “Feronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit.
Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Feronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.
Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.
Disa javë më parë “Feronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime./GazetaFjala/PishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img