2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

9-vjeçarja dyshohet se është dhunuar nga një 26-vjeçar në Pejë

Një rast i rëndë është shënuar në Pejë.

Sipas “Sinjalit”, një vajzë 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se denoncimi i rastit nga familjarët e viktimës e ka aktivizuar Policinë dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Arif Osmani, rreth 26-vjeçar i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme, dhe përfundimi të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunimi’.

Rasti është përmendur edhe në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq Klankosova.tv, ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Pejës, dhe deri në publikim e këtij artikulli nuk ka marr përgjigje.

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img