5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

9 vite nga tragjedia me 26 viktima në Gërdec, fotot e rralla të Berishës dhe Ramës bashkë!

Kanë kaluar plot 9 vjet që nga ngjarja tragjike që ndodhi pak kilometra larg Tiranës, në fshatin Gërdec, ku ku në 15 mars të 2008 mbetën viktima të shpërthimeve të municioneve 26 qytetarë të pafajshëm.

Një  ngjarje për të cilën asnjë nuk u dënua dhe pafajësia shpresohet akoma nga familjarët e tyre. Por teksa sot asnjë nga politikanët asaj kohe në qeveri dhe të tjerë në 2008 që kanë qenë në opozitë, nuk kanë qenë të pranishëm familjarët kanë qenë ata që kanë nderuar 26 viktima. Ndërkohë që gazetari investigativ Artan Hoxha risjellë edhe një herë në vëmendje disa nga fotot ku ish kryeministri Sali Berisha me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar ishin bashkë me Edi Rama i shoqëruar edhe ky nga disa deputetët atëherë në opozitës për të parë nga afër situatën në Gërdec.

Statusi

E mbani mend Gerdecin?! Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?! Po ATE qe nuk njihte baxhanakun?! Po ATE tjetrin qe i rrihte shpatullat atij qe nuk njihte baxhanakun?!!!

15 mars 2008 – 15 mars 2017

Vetem 9 vite me pas politikanet e harruan. Sot ne memorialin kushtuar kësaj tragjedie ishin vetem familjaret e viktimave…

Asnje qeveritar, Po asnje per be…

Asnje opozitare, Po asnje fare…

Asnje politikane, po hic fare nuk pati…

Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…

Ne foton e fundit eshte njeri nga komplekset e banimit me luksoz ne kryeqytet, e ka ndertuar Mihal Delijorgji pasi doli nga burgimi per Gerdecin… Aty ka shume lokale te mira, fundja pse te shkonin kot deri ne Gerdec, ate nuk e mban mend njeri, me mire nja kafe apo nje dreke te kompleksi Mihalit, te ish-parku, ben vaki ta kesh falas se paguan pronari….

/Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img