1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

9 rastet kur bota ‘do të merrte fund’

Viti 634 pas Krishtit. Fundi i botës për romakët e lashtë, ose rënia e qytetit, u parashikua disa herë: një nga profecitë më të zymta duhej të ndodhte 120 vjet pas themelimit të saj, në vitin 634. Sipas traditës dhe tregimeve të historianit Livy, Romulus pa 12 shpend fluturues mbi qytet, kur u ngjit mbi kodrën Palatine për të interpretuar shenjat e letrave.

31 dhjetor 999. Në vigjilje të vitit 1000, sipas disa interpretimeve të ungjijve apokrifë, do të merrte fund jeta kristiane: Data e skadencës së njeriut ishte caktuar për disa mijëra vjet që nga lindja e Krishtit.

1666. Edhe vitet me 3 numra të njëjtë në fund ngjallnin frikë. Në Londër ky supersticion u përhap pasi një epidemi kishte vrarë një vit më parë një të pestën e popullsisë. Për më tepër, nga 2-5 shtator të atij viti, një zjarr shkatërrues dogji dhjetëra mijëra shtëpi, duke bërë hi 80% të qytetit.

1806. Atë vit, në qytetin Leeds në Angli një pulë bëri një vezë me mbishkrimin “ Krishti po vjen”. Menjëherë në fshat u hap zëri se fundi i botës ishte afër. Por shumë shpejt u zbukua se kjo ishte një shaka nga Mary Bateman, i cili ushqente supersticionet popullore.

1910. Ishte viti kur pranë tokës kaloi kometa Halley, rreth 25 milionë km larg. Në atë kohë u përhap frika se kometa përmbante Cyanogen, një gaz shumë toksik që nëse do të depërtonte në atmosferën e tokës do të asfiksonte të gjithë njerëzimin.

2 tetor 1914. I keni njohur dëshmitarët e Jehovait? Sipas themeluesit të tyre, Chales Taze Russell, fundi I botës do të vinte më 2 tetor 1914. Por asgjë nuk ndodhi. Data u shty për në vitin 1925 por sërish asgjë. Numërimi nuk mbaroi me kaq, por u përfol 1941, 1975 dhe në fund 1984.

14 korrik 1960. Në orën 13.45, për të qenë të saktë, bota duhej të ishte shkatërruar nga armët sekrete amerikane. I bindur ishte pediatri Italian Elio Bianco sipas të cilit do të shpëtonte vetëm Mali i Bardhë.

31 dhjetor 1999.  Bëhej fjalë për të parin apokalips teknologjik. Tmerri për fundin e botës në prag të vitit 2000 u shpërnda nga Millenium Bug, dhe pritej nga një defekt i mundshëm informatikë. Besohej se nëse se pjesa më e madhe e kompjuterave në botë regjistronin data me dy shifra, sistemet kompjuterike do të dërgonin  “00” me një seri pasojash të paparashikueshme.

10 shtator 2008. Ora 9, Zvicër, Gjenevë. LHC, aceleratori më i fuqishëm i grimcave në botë, po afrohet. Brenda tij kanë filluar të përplasen grimcat e protoneve për të riprodhuar gjendjen e universit pas Big Bang. Mini vrima të zeza do të gëlltisnin gjithçka. E gjitha një gënjeshtër e madhe .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img