1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

9 persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje në 24-orëshin e fundit

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar 9 persona për armëmbajtje pa leje.

Njëkohësisht ju kanë konfiskuar të gjitha mjetet e ftohta dhe rastet po hetohen.

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 11.01.2023 – 01:30. Është raportuar se në një lokal të natës ka të shtëna me armë zjarri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar apo për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 11.01.2023 – 12:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 31.12.2022 – 23:55. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47 me dy karikatorë dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë 02.01.2023. Njësiti policor, nga i dyshuari mashkull kosovar  i moshës se mitur, ka konfiskuar një arme zjarri dhe një karikator pa municion. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit,  mirëpo nuk është gjetur diçka tjetër. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Fsh. Rimanisht, Prishtinë 01.01.2023-00:10. E dyshuara femër kosovare, gjatë festes së vitit të ri ka shtënë në ajër dy herë me revole në oborrin e shtëpisë së saj dhe incizimin e kishte postuar në rrjete sociale. Arma me një karikator me pesë fishekë është konfiskuar . E dyshuara e pranon se ka shtënë ne ajër me armen e cekur me larte  e qe është e vëllait te saj.   Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Rr. Muhi Berisha, Prishtinë11.01.2023-18:15.  Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari  mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë e kalibrit 7.62 mm  me 21 fishekë  dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Rr.19 Qershori , Podujevë 04.01.2023-23:02. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Fsh. Qupev e nalt , Klinë 11.01.2023-19:00. Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka shkuar te i dyshuari, i cili ka pranuar që posedon një armë me gaz të cilën e ka dorëzuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vushtrri 31.12.2022 -23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti me datë 31.12.2022 ka shtënë me armë zjarri .Është konfiskuar një pistoletë me gaz e kalibrit 9 mm dhe një karikator. Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img