“Nëse dëgjoni një zë brenda vetes që ju thotë ‘ju nuk mund të pikturoni’, atëherë merrni të gjitha mjetet e pikturimit dhe ai zë do të heshtë” – Vincent Van Gogh
Besimi i vërtetë është shumë ndryshe nga krekosja egoiste. Kur njerëzit besojnë në veten e tyre dhe aftësitë e tyre ka disa gjëra që ata thjesht nuk i bëjnë.
1. Ata nuk kërkojnë justifikime
Nëse ka një tipar që njerëzit me besim në vetvete kanë, është vetë-efikasiteti – besimi se ata mund t’i bëjnë gjërat të ndodhin. Kjo është arsyeja pse ju nuk do të dëgjoni njerëzit me besim në vetvete të fajësojnë trafikun kur ata vonohen apo një shef të padrejtë në dështimin e tyre për të marrë një promovim. Njerëzit me besim në vetvete nuk do thonë justifikime, sepse ata besojnë se janë në kontroll të jetës së tyre.
2. Ata nuk heqin dorë
Njerëzit me besim në vetvete nuk do të heqin dorë që në herën e parë kur diçka shkon keq. Ata i shohin problemet dhe dështimet si shtysa për të kapërcyer barrierat për të patur sukses. Një nga gjërat e para që njerëzit me besim në vetvete bëjnë kur diçka shkon keq është të kuptuarit pse shkoi keq dhe për ta parandaluar që mos ndodhi herë tjetër.
3. Ata nuk presin për leje që të veprojnë
Njerëzit me besim në vetvete nuk kanë nevojë që dikush t’iu tregojë atyre se çfarë të bëjnë ose kur ta bëjnë. Ata nuk e humbin kohën duke pyetur “A mundem unë ta bëj këtë?” ose “A duhet ta bëj këtë?” Ata e shohin se çfarë duhet të bëjnë dhe e bëjnë atë.
4. Ata nuk kërkojnë vëmendje
Njerëzit janë lodhur nga ata që janë të dëshpëruar për vëmendje. Njerëzit me besim në vetvete e dinë se të jesh vetvetja është shumë më efektive se sa të përpiqesh të provosh se je i rëndësishëm. Njerëzit kapen pas qëndrimit tuaj të duhur më shpejt sesa çfarë, apo sa, njerëz njihni. Njerëzit me besim në vetvete kanë gjithmonë qëndrimin e duhur.
5. Ata nuk kanë nevojë për lëvdata të vazhdueshme
A keni qenë ndonjëherë pranë dikujt që vazhdimisht ka nevojë për të dëgjuar se sa i/e mrekullueshme është ai ose ajo? Njerëzit me besim në vetvete nuk e bëjnë këtë. Ata nuk mendojnë se suksesi i tyre varet nga miratimi i njerëzve të tjerë dhe ata e kuptojnë se nuk ka rëndësi se sa mirë ata i bëjnë gjërat do të jetë gjithmonë dikush atje që do ketë kritika. Njerëzit me besim në vetvete e dinë se ky lloj besimi që varet nga lëvdatat e njerëzve të tjerë nuk është në të vërtetë besim në vetvete; është narcisizëm.
6. Ata nuk i shtyjnë gjërat për më vonë
Pse njerëzit i shtyjnë gjërat për më vonë? Ndonjëherë kjo është thjesht për shkak se ata janë dembelë. Shumë herë kjo është për shkak se ata janë të frikësuar – si psh. frikë nga ndryshimi, dështimi apo ndoshta edhe suksesi. Për shkak se ata besojnë në veten e tyre dhe presin se veprimet e tyre do t’i çojnë më afër qëllimeve të tyre, nuk do të ulen duke pritur kohën e duhur ose rrethanat e përsosura. Ata e dinë se e sotmja është e vetmja ditë që ka rëndësi. Nëse ata mendojnë se kjo nuk është koha e duhur, ata e bëjnë atë kohën e duhur.
7. Ata nuk gjykojnë
Njerëzit me besim në vetvete nuk e kalojnë gjykimin mbi të tjerët, sepse ata e dinë se të gjithë kanë diçka për të ofruar dhe ata nuk kanë nevojë për që t’i poshtërojnë njerëzit, në mënyrë që të ndihen mirë në lidhje me veten e tyre. Njerëzit me besim në vetvete nuk e humbasin kohën duke u shqetësuar në qoftë se janë në lartësinë e duhur me çdo njeri që takojnë.
8. Ata nuk i shmangen konfliktit
Njerëzit me besim në vetvete nuk e shohin konfliktin si diçka që duhet shmangur me çdo kusht; ata e shohin atë si diçka për ta menaxhuar në mënyrë efektive. Ata e dinë se konflikti është pjesë e jetës dhe se ata nuk mund ta shmangin atë.
9. Ata nuk lejojnë që mungesa e burimeve t’ua zërë rrugën
Njerëzit me besim në vetvete nuk stepen për t’i bërë gjërat realitet kur nuk kanë titullin e duhur, stafin e duhur apo të hollat e duhura. Por ata gjejnë një mënyrë për të realizuar atë që kanë nevojë./Prishtinapress/