Ky rekord historik i Leo Messit, duket se i pengon gazetës së përditshme, MARCA.
Sipas mediumit, ylli argjentinas nuk i ka shënuar 400 gola, pasi një gol është numëruar gabimisht.
Marca raporton se goli i shënuar ndaj Athletic Bilbaos ishte autogol nga Fernando Amorebieta, por që i është numëruar Messit.
Barcelona kishte fituar 5 me 1 në atë ndeshje, por që gazeta spanjolle raporton se një gol ishte aty i numëruar gabimisht, duke e atribuuar te argjentinasi.