-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A mund të radikalizohen të burgosurit në Kosovë?

Katërdhjetë persona që janë dënuar për terrorizëm dhe po qëndrojnë nëpër burgjet e Kosovës, po shihen si rrezik për të ndikuar te të burgosurit tjerë dhe rrezik për t’u bashkuar në grupe pas përfundimit të dënimit, por në Shërbimin Korrektues, e mohojnë një rrezik të tillë, duke thënë se nuk është vërejtur ndonjë tentim për radikalizëm.
Ka edhe të atillë që mendojnë se çështja e radikalizmit në Kosovë është rritur tejmase për shkak të pafuqisë për ta luftuar korrupsionin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kohë më parë ka thënë se gjendja me radikalizmin në vend është përmirësuar dukshëm, mirëpo, problem përbën përhapja e radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës nga të dënuarit për të terrorizëm.

Hyseni gjithashtu pat thënë se tashmë janë 40 të dënuar për çështje të radikalizmit dhe duhet të punohet që ata t’i ri-integrohen dhe jo të radikalizojnë edhe të burgosurit e tjerë.
Por ndryshe thotë drejtor i përgjithshëm i shërbimeve korrektuese të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ai ka mohuar të ketë radikalizëm nëpër burgje, duke thënë se falë angazhimit të tyre kanë arrit që të krijojnë një ambient të sigurt për të burgosurit dhe stafin që punojnë institucionet korrektues.
“Ne i kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, edhe brenda për brenda institucioneve, mirëpo, për hir të një sigurie më të madhe, kemi raporte shumë të mira edhe me Policinë. Ne kemi angazhuar edhe burgun e sigurisë së lart, edhe në Dubravë që Policia të interesohet rreth sigurimit të jashtëm të burgjeve”, ka thënë Zogaj.

Zogaj gjithashtu ka thënë për KosovaPress se kanë diskutuar edhe me kryeimamin e BIK-ut që të arrijnë një marrëveshje mirëkuptimi, në mënyrë që përfaqësues të BIK-ut të mbajnë ligjërata nëpër burgje.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ), Behxhet Shala tha se kjo çështje është rritur jashtë mase në Kosovë dhe vjen si pasojë e pamundësisë që të luftohet korrupsioni, krimi, kontrabanda e krimet e tjera.
Shala shtoi se në burg është mundësia shumë më e vogël për ta ushtruar një ndikim qysh dikush po supozon sepse atje të burgosurit janë nën kontroll dhe është shumë më vështirë se sa që është jashtë.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani tha se radikalizmi nëpër burgje është një proces i cili gjithmonë vendos një rrezik të madh.
“Tashmë veç është raportuar për një numër të njerëzve që kanë vazhduar radikalizmin nëpër burgje edhe në Dubravë por edhe në raste të tjera dhe të njëjtën kohë, ekziston gjithmonë rreziku që ajo ideologji ekstremiste të përcillet edhe tek personat të tjerë të cilët nuk kanë qenë të radikalizuar në kohën kur kanë qenë në burgje. Mos të harrojmë që zakonisht nëpër ideologji të tilla ekstremiste të cilësdo natyrë qofshin por edhe të ekstremizmit të dhunshëm në interpretime fetare, është shumë e lehtë që të radikalizohen njerëzit që kanë precedent penal, pra, ata që kanë bërë vepra të këqija më herët dhe me qëllim që t’i fshij ato ose t’i lajnë gjynahet apo mëkatet e tyre tentojnë që të kthehen apo kanë hapësit më shumë apo potencial që të kthehen kah radikalizmi”, tha Ramadani.
Ramadani gjithashtu tha për KosovaPress se për vitet e ardhshme është një rrezik serioz që ata pasi të dalin nga burgu të zgjerohen nëpër grupe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img