Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste, që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut(LSM), pjesa më e madhe ose 19.379 denarë (314 euro) thuhet se shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë (216 euro) për shpenzime komunale.
Ndërsa për transport sipas LSM-së, minimum nevojiten 3.679 (59 euro), kurse për produkte higjienike 3.154 denarë (51 euro).
Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është shtrenjtuar për 110 denarë.
Ndërsa Ministria e Ekonomisë thonë se ky dikaster qeveritar ”deri në fund të javës do të del me rezultatet e analizave për ngrirjen e çmimeve të pastave dhe të disa produkteve të qumështit. Aktualisht, të njëjtat edhe mbulohen nga vendimi për marzhë të kufizuar të TVSH-së, e që bëjnë pjesë në produktet bazë të shportës së konsumatorit”, përcjell AlsatM.