Për një javë u raportuan tetë raste të dhunës në familje në Ferizaj, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në këtë komunë. Nga tetë rastet, gjashtë prej tyre janë raportuar në Ferizaj, ndërsa dy tjera në Shtërpcë.
“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 27/03/-02/04/ 2023 janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 2 raste në Shtërpcë”, shkruhet në komunikatë.
Më këtë rast, 7 persona janë arrestuar dhe po mbahen. Ndërkaq një person tjetër është liruar me procedurë të rregullt.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje edhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./PrishtinaPress/