8 mijë ushtarë të NATO-s janë vendosur në rajonin e Finnmark në veri të Norvegjisë, 160-300 km nga kufiri rus, me qëllim të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Këto stërvitje kanë filluar sot ndërsa priten të zgjasin deri më 15 mars, qëllim kryesor është praktikimi i menaxhimi i krizës dhe mbrojtjes së Novergjisë.
Një total prej 8 mijë trupash janë duke marr pjesë, duke përfshirë edhe 700 ushtarë nga marinsat e SHBA-ve, ushtrisë amerikane dhe marinsave britanike, të cilat janë të integruara në njësi norvegjeze. Trupat britanike dhe amerikane morën pjesë në stërvitjet përgatitore që të adaptohen me motin e ashpër i cili po mbretëron në Norvegji.
Këso lloj ushtrimesh janë mbajtur edhe më parë. Ushtrimi i mëparshëm në Finnmark është parë si një provokim për Rusinë.
Këtë vit Moska u njoftua për manovrat e planifikuara paraprakisht./Lajmi.net/