-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

8 mijë trupa të NATO-s nisin stërvitjet pranë kufirit ruso-norvegjez (Foto)

8 mijë ushtarë të NATO-s janë vendosur në rajonin e Finnmark në veri të Norvegjisë, 160-300 km nga kufiri rus, me qëllim të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Ushtrimet do të bëhen me ‘Vikingët’, të cilët përfshijnë trupat britanike, amerikane dhe norvegjeze, transmeton lajmi.net.

Këto stërvitje kanë filluar sot ndërsa priten të zgjasin deri më 15 mars, qëllim kryesor është praktikimi i menaxhimi i krizës dhe mbrojtjes së Novergjisë.

Një total prej 8 mijë trupash janë duke marr pjesë, duke përfshirë edhe 700 ushtarë nga marinsat e SHBA-ve, ushtrisë amerikane dhe marinsave britanike, të cilat janë të integruara në njësi norvegjeze. Trupat britanike dhe amerikane morën pjesë në stërvitjet përgatitore që të adaptohen me motin e ashpër i cili po mbretëron në Norvegji.

Këso lloj ushtrimesh janë mbajtur edhe më parë. Ushtrimi i mëparshëm në Finnmark është parë si një provokim për Rusinë.

Këtë vit Moska u njoftua për manovrat e planifikuara paraprakisht./Lajmi.net/

gtghtz fghfh

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img