Një 79-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.
I ndjerë është ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Duraku, i cili mbante pesë plumba në trup që nga koha kur ishte plagosur në luftë.
Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.
“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar.Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti për Insajderin.
Ndaj, vdekjes së tij ka regaur edhe një familjar i tij, i cili ka shprehur ngushëllime.
Agron Kajtazi ka thënë se Duraku ish motiv i mijëra djemëve e vashave në rreshtat e UÇK-së.