Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 77 aktakuza ndaj 92 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, shtatë prej aktakuzave janë për dhunë në familje.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një aktakuza kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”./Prishtinapress/