Site icon PrishtinaPress

75 vjeçari që detyrohet të punojë për bukën e gojës (Video)

Varfëria vazhdon të jetë një realitet i hidhur për shuam qytetarë të Kosovës.

Hakif Govori që banon në Kolovicen e nuk po e shijon pensionin por detyrohet të dalë në tregun e gjelbërt për të fituar bukën e gojës.

Ai është 75 vjeç por ai është i vetmi anëtar që punon në familje.

Por Hakifi nuk është i vetmi në këtë treg, e disa të tjerë refuzuan të flasin para kamerës, me arsye se ata ishin lodhur nga ankesat para mediave.

Ndërsa Islam Aliu, ka thënë se më vështirë se këtu nuk ka askund, sociali nuk i mjafton për 7 anëtarë, e për këtë arsye detyrohet të dal në treg për t’i siguruar të ardhurat e familjes. /GazetaTribuna/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version