Të paktën 72 persona kanë vdekur në rajonin e Himalajeve të Indisë pas disa ditësh shiu të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.
Në disa video shihet se janë shembur një numri madh i ndërtesave gjatë një rrëshqitjeje masive dheu në Shimla, një qytet në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.
Ekipet e shpëtimit në shtetin malor – në ultësirën e Himalajeve – kanë punuar në kushtet sfiduese të motit për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën baltë dhe mbeturina.
Të gjitha këto erdhën pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë gjatë fundjavës – duke përmbytur më shumë se 700 rrugë, duke dëmtuar shtëpitë dhe duke lënë njerëzit të bllokuar nën grumbuj mbeturinash.
Shefi i shtetit, Sukhvinder Singh Sukhu, tha se mbi 2,000 njerëz janë shpëtuar duke përdorur helikopterë dhe motobarka deri më tani.
Qindra rrugë mbeten të bllokuara dhe shkollat në Shimla – kryeqyteti i shtetit – janë urdhëruar të mbyllen.
Po ashtu, një sasi ekstreme e reshjeve ra në një periudhë të shkurtër kohore – vrau nëntë njerëz në zonën e Solan të dielën mbrëma, thanë autoritetet për agjencinë e lajmeve Press Trust of India.
12 persona të tjerë vdiqën pas dy rrëshqitjeve të dheut në Shimla, ndërsa katër të tjerë u vranë nga shiu dhe një rrëshqitje dheu në lagjen Hamirpur të shtetit.
Të enjten, zyrtarët e ngritën numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 72.
Departamenti i Motit i Indisë ka vënë në gatishmëri të lartë shtetin e Himachal Pradesh dhe pret që reshjet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, shkruan Skynews.