12.1 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

72 përqind e mësimdhënësve të Prishtinës të vaksinuar

Në Komunën e Prishtinës deri më tani janë vaksinuar 72 përqind e mësimdhënësve dhe personelit mbështetës të shkollave. Derisa kanë mbetur edhe një javë deri te fillimi i vitit të ri shkollor, drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala, fton të gjithë mësimdhënësit që të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që mësimi të nis me prezencë fizike në shkolla.

E para e Arsimit në Prishtinë në një intervistë për KosovaPress, tregon se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur mësimin me 13 shtator, përfshirë edhe dezinfektimin e shkollave, pajisjen me dezinfektues e me mjete të tjera mbrojtëse.

Ajo shprehet e bindur se edhe pjesa e mbetur e mësimdhënësve të Prishtinës deri në fillimin e vitit të ri shkollor do të marrin të paktën dozën e parë të vaksinës ant-COVID.

“Deri më 1 shtator ka qenë 68 përqind me dy doza të vaksinuar, një pjesë e kanë pasur edhe vaksinën e parë, tani më jemi me 72 përqind, mirëpo për një moment ndoshta për shkak të mungesës së vaksinave përveç ata që kanë pasur termine janë vaksinuar, kurse presim që tash me ardhjen e vaksinave sigurisht që do të bëhen terminet dhe do të vazhdojë vaksinimi edhe për këtë pjesën tjetër. Po besoj që deri më 13 shtator së paku një dozë të gjithë mësimdhënësit qind për qind do ta marrin mësimdhënësit dhe stafi mbështetës i shkollave”, thotë ajo.

Shala thotë se të gjitha shkollat e Prishtinës kanë qenë të gatshme që mësimi të nis edhe me 1 shtator, pasi që kanë përfunduar të gjitha përgatitjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img