Site icon PrishtinaPress

70% të kredive e përbëjnë bizneset (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për normat e interesit në Kosovë, ku është thënë se 70 për qind të kredive të lëshuara nga bankat janë të bizneseve.

Drejtori i shoqatës së bankave, Petrit Balija ka thënë se çështja i informalitetit ka krijuar probleme.

Sipas tij, informaliteti në Kosovë është prej 30-35 për qind dhe për sektorin bankar është shumë vështirë t’i jepet një kredi një biznesi informal.

“Për momentin në Kosovë 70 për qind e kredive i marrin bizneset e 30 për qind shkojnë për qytetarët, kjo do të thotë se një numër i madh i bizneseve është ngrit falë bashkëpunimit me bankat komerciale”, ka deklaruar Balija në emisionin “Përballje”.

Exit mobile version