Numri i atyre që janë ftuar nga Gjykata Speciale, llogaritet të jetë mbi 100. Ndërsa, RTV Dukagjini ka arritur të konfirmoj rreth 70 emra që janë ftuar nga kjo Gjykatë, në cilësi të ndryshme.
Gjykata Speciale ditëve të fundit ka intesifikuar ftesat, kryesisht të ushtarëve të ish – UCK-së për tu intervistuar nga Prokurorët e kësaj Gjykate.
I pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit të kaluar, e ishte intervistuar në janar të vitit 2019.
Në radhën e të ftuarave ishin edhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së Bislim Zyrapi, e ish zëdhënësi i atij shtabi Jakup Krasniqi, ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, cili ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
E para prokurorëve të Speciales kishte zgjedhur të heshte, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Për dy ditë radhazi dëshminë e tij e kishte dhënë edhe ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, që ishte ftuar më 10 dhjetor të vitit 2018.
Të tjerët që u ftuan ishin, ish-shefi i Policisë Ushtarake, në Zonën Operative të Llapit, Nazif Mehmeti, ish-komandanti për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja në cilësinë e të dyshuarit, Rrahim Hashimi, Ismet Tara i njohur si komandant Hoxha, ish-pjestarët e tjerë Faton Mehmetaj, e Muhamet Krasniqi.
Mirëpo Remzi Shala, i njohur si “Molla e kuqe”, u ftua nga Specialja në dhjetor të vitit 2018, në cilësinë e të dyshuarit por që kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës. Një ftesë të tillë e kishte refuzuar edhe ish-ushtaraku i UÇK-së, Naim Maloku, për shkak të gjendjes shëndetësore por që më vonë kishte shkuar për intervisitim.
Edhe Bashkim Gashi, fillimisht kishte refuzuar por që më vonë kishte vendosur t’i përgjigjej Speciales.
Ftesë morën edhe ish pjesëtarët e UCK-së nëpër brigada e batalione si, Agim Kuçi, Sabahudin Cena, Bashkim Ndrecaj, Isuf Gashi i njohur me nofkën “Baca”, Komandanti Ramiz Qeriqi – Luani, Safet Syla, Naser Krasniqi, Ahmet Rrahmanaj, Imer Imeri e Flamur Hoti si dhe Rilind Berisha.
Një ftesë të tillë e ka marrë edhe një Ish-ushtare e UÇK-së, Raimonda Rreci, e ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati.
Mendim Daka, Avdi Ibrahimi, Ibrahim Gashi, Jetullah Krasniqi, Isni Kilaj, Fazli Behrami, Gani Krasniqi, Milaim Latifi, Shaban Syla, Naim Miftarin, Sali Mustafa – Cali, Fatmir Sopit e Sejdi Veselit, Besim Bajrami, Mehmet Sulaj, Avdi Ibrahimin, si dhe tash kapiteni i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu.
Gjithashtu edhe Isuf Gashi, Osman Karpuzi, Ahmet Rrahmanaj, Naser Krasniqi, Mahir Sinani, Enver Shala, si dhe Elmi Bytyqi.
Ftesa prej Speciales i kishte ardhur edhe ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, që në momentin kur mori ftesën dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit për t’iu përgjigjur Speciales.
Edhe ministri në detyrë i drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u kontaktuan nga kjo Gjykatë.
Në këtë mes kanë hyrë edhe ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrija, Lahi Brahimaj, Fadil Beka, Nuredin Ibishi, Safete Hadergjonaj, Blerim Kuci, Sokol Bashota, Nuredin Ibishi e Azem Syla. Në OVL-në e UCK-së, thuhet se ka edhe disa prej anëtarëve që nuk duan të publikojnë se janë ftuar nga kjo Gjykatë.