4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

7 ushqimet që përmbajnë më shumë proteinë se sa një vezë

Përderisa një vezë përmban 6.3 gramë proteinë ka shumë ushqime të tjera që janë të pasura me proteina.

Karkalecat e detit janë të parët që renditen si burim i mirë i proteinave, raporton EatingWell. 85 gramë karkaleca të detit përmbajnë 20 gramë proteinë.

Peshqit janë po ashtu janë të mbushur me proteinë. Një peshk i vogël salmon i konservuar përmban afërsisht 18 gramë proteinë. Përveç proteinës peshqit janë të pasur me acidin e shëndetshëm yndyror omega3 dhe janë burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D.

Gjiza është ushqimi tjetër që përmban proteinë. Çdo gjysmë gote me gjizë përmban 12 gramë proteinë.

Buranitë janë ushqimi i radhës që përmban proteinë dhe fibra. Gjysmë gote burania përmban 9 gramë proteinë.

Bademet konsiderohen shumë të mira për shëndetin dhe janë po ashtu një burim i mirë i proteinës.
35 bademe përmbajnë 9 gramë proteinë. Këto arrore janë të pasura edhe me vitaminë E si dhe kalcium.

Qumështi i fermentuar, që njihet si kefir, është një pije shija e të cilës i ngjan asaj të jogurtit, i cili është gjithashtu burim i mirë i proteinës. Një gotë kefir përmban 9 gramë proteinë. Kefiri është burim i mirë edhe i kalciumit, fosforit e vitaminës D.

Ushqimi tjetër që përmban proteinë është kosi i kulluar. 170 gramë kos i kulluar përmban 15 gramë proteinë, dhe përmban gjithashtu edhe kalcium e probiotik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img