Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq tha se në Cetinje ka ndodhur një tragjedi e rëndë dhe se të gjitha forcat në dispozicion janë në terren dhe janë në rrugën e duhur, raporton Antenam.
“Tani për tani kemi katër persona të lënduar rëndë të cilët janë pas nesh në Qendrën Klinike, mjekët po luftojnë për jetën, të gjithë janë në tavolinat e operacionit, kështu që fillimisht shpresojmë që të dalin dhe shpresojmë që mjekët do të arrijnë të shpëtojnë jetën e tyre, kjo është më e rëndësishmja për momentin”, tha Spajiq.
Ai ka thënë se është duke u zhvilluar seanca elektronike e Qeverisë.
“Ne do të kemi tri ditë zie, do ta shpallim nga nesër, po kërkojmë edhe sonte, kryetari i Podgoricës e ka anuluar koncertin sonte në Podgoricë, kërkojmë nga komunat tjera që t’i përmbahen.
Do të shtrëngojmë edhe kriteret për armëmbajtjen, nesër do të kemi Këshillin e Sigurisë Kombëtare ku do të shqyrtojmë të gjitha modelet, madje edhe ndalimin e plotë të armëve dhe kjo është në pikëpyetje.
Kjo është një tragjedi në të cilën duhet të pyesim veten se kush mund të ketë armë në Mal të Zi dhe ne e kuptojmë sportin dhe gjuetinë, por këto kritere duhet të forcohen sa më shumë”, tha Spajiq.