Ne jetojmë në një kohë informacionesh. Ne kemi qasje në bloge, emisione dhe video të cilat ofrojnë inspirim dhe udhëzime për të na ndihmuar të përmbushim qëllimet tona më të mëdha të biznesit. Por në këtë qasje ka gjithashtu disa hutime të cilat nuk na lejojnë të qëndrojmë të fokusuar. Mungesa e fokusit pastaj dërgon në humbje të motivimit.
Ndryshimet dhe punimi drejt qëllimeve është një detyrë mjaft e vështirë. Kërkon sasi të madhe të inspirimit për të arritur sukses në atë që po provoni të përmbushni. Keni nevojë për inspirim dhe motivim cdo ditë për të qëndruar të fokusuar.
Në katër vitet e fundit, unë kam arritur më shumë se sa një mentalitet kufizues që më bënte të besoja se nuk mund t’i arrija. Unë humba 170 kg, shkruajta dhe publikova tre libra, lashë punën në të cilën urreja të shkruaja dhe të flisja nëpër botë.Unë përmbush qëllimet më të mëdha të jetës time kur përdor këto shtatë gjëra për të qëndruar i motivuar çdo ditë dhe gjatë kohërave të vështira.
Duhet të keni qëllime të qarta
Rrugëtimi drejt krijimit të suksesit në biznesin tuaj duhet të fillojë më një plan dhe ai plan krijohet nga qëllimet që ju i vendosni. Qëllimet tuaja janë arsyeja se pse ju jeni në këtë rrugëtim. Ato duhet të jenë të qarta dhe vepruese. Ato duhet të shkruhen ose në kompjuter ose në telefonin tuaj, apo edhe në ndonjë tabelë. Duhet të dini se çfarë dëshironi nga jeta juaj dhe se si qëllimet tuaja do ju ndihmojnë të arrini aty.
Krijoni një plan një natë përpara
Ne tanimë thamë se qëllimet përmbushen përmes një plani. Por përveç kësaj, për të pasur një vijë finishi të qartë në çdo aspekt të jetës tuaj, ju duhet të planifikoni ditët tuaja një natë përpara. Shumë shpesh njerëzit frustrohen nga mungesa e organizimit. Kaloni pak kohë çdo natë duke vendosur prioritete dhe pastaj qëllime dytësore tek të cilat do të ktheheni nëse përmbushni të gjitha prioritetet.
Bëni gjumë të mjaftueshëm
Një arsye e madhe se pse nuk keni motivim është sepse nuk po bëni gjumë të mjaftueshëm. Sasia e duhur e gjumit do të jetë e ndryshme për çdo person që po lexon këtë, por duhet të besoni rëndësinë e një gjumi të mirë. Është e lehtë të sakrifikoni gjumin për të përmbushur më shumë. Ju i thoni vetes se ai qëllim është gjithashtu i rëndësishëm, është, por të pushoni mirë është po aq e rëndësishme.
Kaloni pak kohë për veten në mëngjes
Teknologjia na ka ndihmuar shumë në krijimin e suksesit në jetët tona, por kemi nevojë për pak pushim nga ajo. Mëngjesi juaj duhet të jetë i juaji, duhet të kaloni kohë larg nga teknologjia për të mbledhur mendimet tuaja dhe të rifokusoheni. Ajo kohë mund të kalohet duke medituar ose thjesht duke mbyllur sytë dhe duke harruar orarin tuaj të rëndë. Kaloni pak kohë çdo mëngjes duke u përgatitur mendërisht për të gjitha ato me të cilat do të përballeni çdo ditë.
Shmangni gjërat të cilat e dini se do t’ju hutojnë
Për të qëndruar të fokusuar dhe të motivuar, duhet të shmangni gjërat të cilat ju largojnë nga rruga. Ne folëm për teknologjinë dhe internetin, ato mund të ndihmojnë dhe të dëmtojnë përparimin tuaj. Ju gjithashtu duhet të shmangni njerëzit të cilëët nuk po përpiqen të ecin përpara në jetë. Fjalët dhe veprat e tyre negative do të ushqejnë besimet tuaja vetë-kufizuese dhe do të dëmtojnë motivimin tuaj. Rrethoni veten me njerëz të cilët ju inspirojnë të arrini më shumë në jetë.
Programoni kohën e ‘’inspirimit’’
Në planet tuaja ditore, vendosni pak kohë mënjanë për t’u motivuar dhe inspiruar. Lexoni një libër të mirë: dëgjoni një intervistë inspiruese me dikë të cilin e admironi. Shikoni një video e cila ju ndihmon të shihni jetën dhe qëllimet tuaja në një ndriçim ndryshe. Një dozë ditore e inspirimit do ju ndihmojë t’i mbani besimet vetë-kufizuese larg nga ju.
Kujtojani vetes se koha është e çmuar
Jeta është e shkurtër. Konceptualisht e dimë këtë, por shpesh nuk e jetojmë jetën në atë mënyrë. Kur shikoni jetën dhe kohën tuaj si të çmuar, nuk do ta shpenzoni atë. Ju po përmbushni këto qëllime të mëdha biznesi për të krijuar një jetë të lirë, gjithmonë mbani në mend arsyen tuaj.
Mënyra më e mirë për të përmbushur çfarëdo qëllimi të biznesit është ta copëtoni atë në qëllime ditore të madhësisë së vogël. Arsyeja se pse duhet të qëndroni të motivuar çdo ditë është sepse të fokusuarit në atë ditë është mënyra më e mirë për të arritur sukses. Ju duhet të keni një plan të përgjithshëm, por ekzekutimi ditor është ai që ju ndihmon të përparoni.
Ju keni gjithçka që ju nevojitet për të bërë ndryshime dhe për të përmbushur qëllime të mëdha. Ju mund të bëni gjëra për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë të pamundshme nëse besoni dhe veproni. Përdorni këto këshilla për të qëndruar të motivuar çdo ditë.
*Kimanzi Constable publikoi dy libra dhe shiti më shumë se 82 000 kopje. Ai është autor i shpallur, folës ndërkombëtar dhe trajner i jetës dhe biznesit. Misioni i tij është të ndihmojë burra dhe gra të jetojnë jetën sipas dizajnit të tyre dhe të krijojnë liri të vërtetë në jetë. /Prishtinapress/