Shtatë persona dyshohet se ishin helmuar nga ushqimi në një “Fast Food” në Lipjan.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Agim Krasniq, për KlanKosova bëri të ditur se sipas informacioneve që ka tre nga ta janë të shtrirë në Klinikën Infektive, po janë në gjendje stabile.
“Kanë qenë shtatë persona që kanë kërkuar ndihmë në QKUK, me të njëjtat simptoma. Ata dyshohet se kanë konsumuar ushqim të shpejtë në një lokal. Sipas informacioneve që kam tre prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, por që janë në gjendje stabile”- tha Krasniqi.
Ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të martën e ka mbyllur restorantin nga të cilët dyshohet se u helmuan këta persona.