0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

7 ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve.

Përbërësit anti-inflamator në to mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave bezdisëse të inflamacionit, duke përfshirë problemet e tretjes, presionin e lartë të gjakut dhe ngurtësimin e kyçeve. Për më tepër, këto ushqime janë të gjitha me pak kalori dhe të pasura në fibra. Kështu ato mund të ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Ndiqni më poshtë shtatë sugjerimet.

Qiqra të pjekura me kanellë

Pjekja e qiqrave deri sa të bëhen krokante përbën një meze të lehtë dhe të shëndetshme. Në këtë variant, qiqrat lyhen me kanellë për t’i bërë dhënë atyre më tepër aromë, shije dhe vlera.

Hurma të mbushura me bajame

Hurmat e arabisë të mbushura me bajame, mund të  kthehen edhe në një meze të letë, të ëmbël e shumë të shëndeshme.

Kos, shqeme dhe copëza frutash

Kjo është një recetë e thjeshtë, të cilën mund ta përgatisni orë përpara dhe t’a konsumoi në mes vaktave kryesore për të mposhtur urinë.

Salcë avokadoje

Mjafton të shtypni avokadot dhe t’i spërkasni me pak limon, për të përftuar një salcë fantastike të cilën mund ta shoqëroni me pak bukë të thekur dhe domate.

Kos me fiq dhe mjaltë

Një meze e lehtë e frymëzuar nga Mesdheu, me kos, fiq të thatë ose të freskët dhe mjaltë sipër.

Mollë me gjalpë bajamesh dhe kanellë

Një meze e lehtë, plot shije dhe aromë, e cila do të mposhtë menjëherë ndjesitë e urisë ndërmjet vakteve kryesore.

Sallatë me fruta të freskëta

Një recetë shumëngjyrëshe dhe e shëndetshme për të gjitha rastet. Mjafton të bashkoni frutat e preferuara të stinës dhe të shijoni larminë e shijeve dhe vlerave që ato ofrojnë për shëndetin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img