Site icon PrishtinaPress

Fotografi të papara: Isa Mustafa në uniformë të ushtrisë jugosllave

Ish kryeministri Isa Mustafa ka disa muaj që nuk ka bërë paraqitje publike, por është shfaqur përmes fotografive nga djemtë e tij ose bashkëpartiakët.
Kryetari i LDK-së ka qëndruar për disa kohë për shërim në Gjermani, derisa tash ndodhet në shtëpi për ta marrë vetën. Të paktën kështu thonë zyrtarët e LDK-së.

Mustafa i cili ka shërbyer si politikan edhe në kohën e ish Jugosllavisë, një kohë e drejtuar edhe Komunën e Prishtinës, ndërkaq shpesh është akuzuar nga kundërshtarët e tij si “komunist”.

Megjithatë, duket se Mustafa qysh në moshën rinore është ‘gatuar’ për të qenë politikan. Edhe sa ka qenë në ushtrinë e ish Jugosllavisë, ai ka folur për mediat.

Lajmi.net e ka siguruar një shkrim të 23 dhjetorit të vitit të largët 1978 të gazetës “Zëri i Rinisë” ku i kushtohej ushtarëve të Jugosllavisë.

“Një ditë në terren me njësinë e Milan Ratkoviqit” është mbititulli i tekstit me titull “Në një rresht – të gjithë shembullor” të gazetës “Zëri i Rinisë”. Aty flasin tre ushtarë, dy shqiptarë dhe një serb.

Isa Mustafa, Dukagjin Nimani dhe Luka Markoviq, janë protagonist të artikullit, shkruan lajmi.net.

Mustafa në këtë artikull përshkruhet si i papritueshëm t’u dalë shokëve në ndihmë në çdo kohë. /Lajmi.net/

Exit mobile version