Site icon PrishtinaPress

68 persona të vdekur për një vit nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë

ASK ka publikuar statistikat e Shëndetësisë për vitin që lamë pas.

Në bazë të të njëjtave, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik  në vitin 2017 ishte 14 mijë e 61 persona, prej tyre 3 mijë e 628 ishin mjekë specialistë, 8 mijë e 989 infermierë dhe 1 mijë e 444  staf jo-mjekësor, shkruan lajmi.net.

Gjatë vitit 2017, në Qendrën  Klinike Universitare kanë qenë  496 mijë e 394 ditë shërimi, me 79 mijë e 134 pacient të shtrirë, ku  23 mijë e 520 prej tyre janë operuar.

Gjithashtu, janë realizuar rreth 397 mijë e 546 vizita diagnostike për pacient si dhe 427 mijë e 897 vizita ambulantore.

Edhe ne Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës është realizuar një numër i madh i shërbimeve, gjithësej 348 mijë e 83 të tilla.

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit  2017 ishte 4 mijë e 729 ndërsa numri i rasteve të reja të identifikuara 2 mijë e 902.

Numri i të prekurve me sëmundje ngjitëse ishte 164 mijë e 583 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, jetë ndërruan 68 persona.

Numri i të prekurve me TBC gjatë vitit 2017 ishte 722 persona.

ASK po ashtu ka bërë të ditur se numri i institucioneve private shëndetësore të licensuara ka arritur në 1 mijë e 333.

Prej tyre, 26 spitale dhe 1 mijë e 1307 institucione tjera shëndetësore si ambulanca e poliklinika.

Nga numri më i madh i institucioneve private shëndetësore të licensuara, më së shumti ka ambulanca stomatologjike, gjithësej 549.

Exit mobile version