-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

67 ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit për subjektet politike dhe kandidatët për deputet.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka se deklaroi se subjektet dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

E ky afat do të përfundoj sot në ora 10:00. Deri më tani në PZAP janë paraqitur 67 ankesa.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Desku nga PZAP.

Ai ka treguar se 14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT.

Ndërkaq nga kandidatët për deputetë të cilët janë ankuar në PZAP, janë Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mufera Shinik nga KDTP.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img