66 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një hotel në një resort të njohur dimëror në Turqi.
Në lidhje me këtë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Në emër të Shqipërisë shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe u urojmë të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Begaj në X.