Site icon PrishtinaPress

66 mijë e 500 euro u ndahen 23 viktimave të dhunës në familje nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i ndajë 66 mijë e 500 euro për 23 viktima të dhunës në familje.

Mjetet do të ndahen me qëllim të strehimit, ushqimit dhe përkrahjes në përkujdesje të fëmijëve.

“Mos harroni se nuk jeni vetëm. Keni një komunitet që ju përkrah dhe që do të jetë gjithmonë pranë jush”, ka shkruar kryetari i komunës, Përparim Rama.

 

Exit mobile version