Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas policisë gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 66 aksidente.
Siç njoftojnë organet e rendit, një aksident ka qenë me fatalitet, 27 me të lënduar, ndërkaq 38 me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv
Kurse, për të vënë rregull në trafik janë shqiptuar edhe gjoba.
Për 24 orë, janë gjobitur gjithsejt 1 mijë e 853 shkelës të rregullave të komunikacionit.