Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra. I pari i ekzekutivit ka folur edhe për anëtarësimin në INTERPOL.
Haradinaj tha se pajtimi nënkupton me kalu mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo.
Nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.
U shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Çdo vend që e pengon Kosovën të anëtarësohet ne INTERPOL është ka e ndihmon luftimin e krimit trans-nacional. Është gabim. Kush donë me luftu krimin trans-nacional e ndihmon Kosovën me u anëtarësu në INTERPOL. Këtë vit është koha kur duhet të vendoset kjo punë. Jam thellë i bindur që plotë vende kanë me kërku anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL se ashtu luftohet krimi trans-nacional që është i rrezikshëm, është kërcënim”, tha ai.
Ai ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol.
Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.