1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas takimit me Kurz, Thaçi: E kemi mbështetjen e Austrisë për INTERPOL, viza dhe dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Pas takimit presidenti i vendit e ka vlerësuar takimin si mjaft pozitiv.

Duke folur për temat që u disktuan në takim, Thaçi theksoi se nga Austria e ka marrë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.

“Diskutuam për mbështetjen që Austria do ti jep Kosovës në INTERPOL, por edhe mbështetjen edhe më të fuqishme për liberalizimin e vizave. Do të ndodhë kjo mbështetje pasi Kosova ka përmbushur 95 kritieret e kërkuara nga Komisioni Evropian. Edhe dialogu që është menduar të fillojë në fund të qeshorit apo fillim korrikut do ta ketë mbështetjen nga Austria pasi ky vend e merr kryesimin e BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Për dialogun me Serbinë, i pari i shtetit deklaroi se normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë.

Për këtë kërkoi përkrahje dhe unitet nga spektri politik në Kosovë.

“Normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë për raportete evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kosova të vazhdojë të jetë unike në dialog me Serbinë.  Spektri politik do të vazhdojë të jetë i përgjegjëshëm dhe të punojnë në interesat e shtetit. Kreditë do të jenë për të gjithë, pasi do të jetë finalizim historik për shtetin e Kosovës”, theksoi Thaçi.

Për dialogun presidenti tha se koordinimi do të vazhdojë së bashku me BE-në dhe Amerikën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img