Site icon PrishtinaPress

65 zyrtarë e deklaruan pasurinë vetëm për katër ditë

Procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve shtetërorë tashmë ka filluar. Kjo është bërë e ditur nga vet institucioni që merret me deklarime të pasurisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se deklarimi i pasurisë ka filluar prej datës 1 mars, shkruan Indeksonline.

Në raportin e siguruar nga Indeksonline, vetëm për katër ditë pasurinë e kanë deklaruar 65 zyrtarë ndërsa numri i përgjithshëm që obligon  zyrtarët të deklarojnë pasurinë është 4488.

Ndërkohë kanë mbetur edhe 28 ditë për të përfunduar këtë proces.

Bazuar në të dhënat e AKK-së thuhet se gjatë vitit që lamë pas 18 zyrtarë nuk i kanë deklaruar formularët e tyre të pasurisë.

Exit mobile version