Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur gëzimin e tij për miratimit e Ligjit për Prishtinën.
Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falënderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë
Ndërsa, me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën.
Në shqyrtimin e dytë të këtij Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.
Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.