3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Ahmeti i gëzuar që u miratua Ligji për Prishtinën

Ndonëse jo sipas kërkesave që kanë pasur Ahmeti ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën zyrtarisht kryeqytet me status të veçantë.Postimi i Ahmetit:

Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falënderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë

Ndërsa, me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën.

Në shqyrtimin e dytë të këtij Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.

Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img