64-vjeçarja që vdiq dje si pasojë e goditjes nga rrufeja në Prevallë, varroset sot.
Asaj pritet t’i jepet lamtumira e fundit me namaz të ikindisë – që i bie pas orës 16:00.
Njoftimi për kohën e varrimit të Halime Bytyqit, e dha familja e saj.
Bashkë me gruan që vdiq, nga rrufeja u goditën edhe katër persona të tjerë.
Tashmë e ndjera, ishte nga Komuna e Ferizajt.
