Site icon PrishtinaPress

64 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë, i njëjti kishte kryer vetëvrasje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64 vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

“Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Telegrafi mëson se i njëjti ka vdekur si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve.

Exit mobile version