Site icon PrishtinaPress

Shpend Ahmeti e arsyeton vendosjen e orëve me flamuj turq në shkollë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka relativizuar vendosjen e orëve me flamuj turq nga organizata shtetërore turke TIKA, e cila nga mediat turke ishte akuzuar se ka lidhje me grupe terroriste. Ai ka thënë se nuk janë hequr fotografi të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Ahmetit, kjo nuk i pengon as për faktin që ekspozimi i logove të tilla është në kundërshtim me ligjin.
Ja çfarë ka shkruar ai.
Asnjë fotografi e Skenderbeut dhe Elena Gjikes nuk janë larguar
E gjitha filloi me një dezinformatë të cilën edhe më tutje po mundohemi ta kuptojmë se si erdh sepse edhe ne në komunë u informuam se dikush në shkollën Elena Gjika kishte hequr fotot e Skenderbeut dhe kishte vendosur flamuj turk nëpër klasa. Shumë shpejtë filluan shamjet deri te thirrjet për aksion te shkolla ku do të mbrohej shkolla nga Turqia.
Shumë shpejtë e kuptuam edhe të vërtetën. Agjencioni Zhvillimor Turk (TIKA) kishte ofruar ndihmë për paralelet turke në shkollën Elena Gjika (janë gjithsejt pesë paralele që zhvillojnë mësim në gjuhen turke) në infrastrukturë (gëlqerosje) dhe projektorë, printer, pajisje e mjete të tjera. Këshilli drejtues i shkollës që përbëhet nga menaxhmenti i shkollës dhe përfaqësuesit e prindërve kishte pranuar.
Pas përfundimit të punëve, në tri prej klasëve ku zhvillohej mësimi në gjuhen turke kishte vendosur orë të murit, me llogon e Agjencionit Shtetëror Zhvillimor Turk (TIKA) si shenjë e punës/donacionit që ata kanë dhënë.
ASNJË fotografi e Skenderbeut nuk është larguar, dhe ASNJË fotografi e Elena Gjikes nuk është larguar.
Drejtoria e Arsimit e Komunes së Prishtinës ka inspektuar shkollën dhe ka vendosur ti largonte edhe ato orë për të ju shmangur spekulimeve se çka ka ndodhur,
Një ditë më vonë jemi në gjendje ta analizojmë edhe pak më mirë këtë incident.
1. Në qoftë se kemi frikë nga Turqia dhe turqizimi, atëherë do të duhej të ngritnim zërin kundër privatizimit të KEDS, koncesionimit të Aeroportit, apo edhe nga autostrada e ndërtuar nga konzorciumi amerikano turk Bechtel Enka. Aty po na merren milionat, po na kontrollohen informatat, e një orë e murit mund të hiqet për dy minuta.
2. Në qoftë se këtë ndihmë nga Tika po e barazojmë me islamizmin dhe futjen e kulturës islame në shoqërinë tonë, dhe në qoftë se këtë nuk e duam, atëherë me këtë parim duhet ndaluar të gjitha ndihmat nga Turqia edhe çfarëdo lloj bashkëpunimi, duhet me i ndalu edhe serialet turke, duhet me bojkotu prodhimet turke e shumë e shumë gjana tjera. Sepse me e lidh këtë me projektorat e orët e TIKAs nuk ka kurrfarë kuptimi.
3. Krejt në fund, paramendone një fëmijë turk në shkollën Elena Gjika kur i sheh këto reagime sepse na qenkan ca orë me mbishkrimin Tika, çfarë duhet të mendojnë ata fëmijë për shoqërinë tonë. A duhet të ja u ndalojmë edhe gjuhen turke në klasë?
E kuptoj friken e një pjese të shoqërisë për sulmin ndaj laicitetit dhe sekularizmit të shtetit tonë, por ky reagim sipërfaqësor ndaj kësaj dezinformate, dhe mosreagimi ndaj qindra rreziqeve politike, ekonomike e ushtarake nga disa nga këto shtete me në krye Serbinë nuk i bën nder as debatit e as shoqërisë tonë.

Exit mobile version