Site icon PrishtinaPress

63 vjeçarja në Prishtinë dyshohet se u vra rreth orës 02:00, rasti në polici është paraqitur 04:40

Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së 63 vjeçares në Prishtinës. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, ndërkaq Policia ka pranuar informatën për një trup të pajetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë rreth orës 04:40.

“Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Exit mobile version