-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

63 punëtorë të KEK-ut pritet të testohen për coronavirus

Zëdhënësi i Korporatës Energjike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli ka thënë se 63 punëtorë të KEK-ut, janë duke pritur që t’ju nënshtrohen testit për coronavirus.

Bucolli tha se këta persona kanë pasur kontakt me gjashtë personat e infektuar me COVID-19.

“63 persona të dyshimtë që kanë pasur kontakt me këta 6 persona, po presin që të testohen. Duhet t’i falënderojmë IKSHP-në dhe presim që edhe këtyre 63 personave të ju bëhen testet”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjashtë punëtorë të kësaj korporate kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, shkruan Telegrafi.

“Fatmirësisht gjendja e tyre është shumë  e mirë, janë vet izoluar. KEK është një ndër institucionet e para që i ka respektuar të gjitha masat. Deri në fund të javës së kaluar nuk kemi qenë të prekur me virus, por gjatë fundjavës babai i një kolegu ka qenë i prekur me virus dhe menjëherë ai e ka bërë testin dhe ka rezultuar me virus. Menjëherë edhe kolegët të cilët kanë pas kontakt me të, i kanë bërë testet, dhe prej 12 punëtorëve që iu kanë nënshtruar testit, 6 kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë janë izoluar”, ka thënë Bucolli.

Ndër të tjera, Bucolli tha se puna në KEK është duke kryer normalisht.

“Në operimin e detyrave tona, nuk ka ndikuar fare. Tash në të ardhmen do të shihet si do të shkoj”, theksoi zëdhënësi i KEK-ut./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img