Site icon PrishtinaPress

62 mijë e 400 doza të vaksinës së AstraZenecas bëhen gati për Kosovën

Kosova pritet që së shpejti të furnizohet edhe me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX, raporton Gazeta Express.

Ndonëse furnizimi ende nuk është nisur për në vend, nga UNICEF kanë bërë të ditur se janë bërë gati 62 mijë e 400 doza të vaksinës për Kosovën.

Ndërsa, 201 mijë e 420 doza të vaksinës janë alokuar nga COVAX për Kosovën.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me këto 62 mijë e 400 vaksina, megjithëse pasi  ato janë bërë gati, furnizimi mund të ndodh këtë javë.

Me mbi 62 mijë vaksinat që do të vinë nga COVAX pritet të vaksinohen personat e përfshirë në fazën e parë të vaksinimit, të cilët nuk kanë arritur ta marrin vaksinën deri tani, për shkak të sasisë së vogël.

Në fazën e dytë, sipas Planit të Imunizimit,  grupi i synuar për marrjen e vaksinës kundër COViD-19 do të përbëjë 17% të popullsisë së përgjithshme dhe do t’i përfshijë grupmoshat 65-79, popullësinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Exit mobile version