Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është kthyer dje në Kosovë, pas trajtimit disa mujor në një klinik gjermane.
Tash kur Mustafa është në Kosovë zyrtarë të partisë së tij po e festojnë kthimin e tij.
Bajram Gecaj nga kjo parti, i entuziazmuar siç duket nga kthimi i liderit e ka uruar Mustafën duke e quajtur atë si kryeministër.
“Mirë se na u ktheve Kryeministër” ka shkruar Gecaj në fotografinë e publikuar në facebook.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka javë që ka shpeshtuar thirrjet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, duke kërkuar zgjedhje të reja, sidomos pas dy aksioneve të fundit që ndodhën në Kosovë, arrestimin e Marko Gjuriq dhe arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.
Mirëpo opsionin e zgjedhjeve po e kundërshtojnë partitë nga koalicioni qeverisës, ndërsa LDK ka nisur mobilizimin për zgjedhje të parakohshme me degët e partisë së saj.