Site icon PrishtinaPress

60-vjetori i lindjes së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Më 1 nëntor të këtij viti u bën 60 vjet nga lindja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor në moshën 37-vjeçare, më 31 janar të vitit 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

Ai ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe dëshmor i luftës së fundit në Kosovë.

Pajaziti ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat serbe.

Ai ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore “Heroi i Kosovës”./Prishtinapress/

Exit mobile version