Site icon PrishtinaPress

60 studentë certifikohen për shërbime aeroportuale

Ka diplomuar të hënën gjenerata e dytë dhe e tretë e Institutit Limak për Shërbime Aeroportuale (Limak ASI), ku janë ndarë 60 certifikata.

Këtyre studentëve, u është mundësuar zhvillimi i shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombëtare dhe punësimit të të rinjve.

Studenteve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim ne Limak Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe në një numër institucionesh te ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, ka thënë se të rinjtë janë shtylla të forta të një vendi.
“Studentët tani janë të gatshëm të përballen me sfidat e aviacionit. Aeroporti së fundmi ka arritur me përpjekje të vazhdueshme për ofrimeve të shërbimeve të larta profesionale. Kemi marrë disa shpërblime ndërkombëtare dhe kjo ka ofruar një motivim të fuqishëm për shërbimet të mëtejshme”, tha Korkuturk.
Kurse, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se nuk ka sukses më të madh për një rektor se sa kur sheh sukseset e studentëve të UP-së.

“Universiteti nuk mund të shënoj sukses më të madh sesa vetë suksesi i studentëve të tij. Për mua si rektor, asgjë nuk ka më tepër vlerë sesa të shoh në sytë e studentëve përgatitjet për karrierë”, tha Dema.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i cili tha se është i kënaqur që institucionet e Kosovës po arrijnë suksese, ndërsa sipas tij, sukses të madh kanë arritur edhe studentët të cilët sot po e përfundojnë një pjesë të aftësive të tyre, e pjesa tjetër mbetet pasi që të fillojnë punën.

Fjolla Muhadri, një nga studentet e cila ka marrë certifikatë tha se është zhvilluar profesionalisht në fushën e shërbimeve të aeroportit.

“Përmes Institutit Limak Asi, kisha mundësinë të zgjeroja njohurinë në një fushë për të cilën nuk kisha më parë”, tha Muhadri.

Ajo tha se tashmë me certifikatat dhe përvojën e arritur 60 studentët mund të punësohen në cilindo aeroport të Botës.

Exit mobile version