-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

6 raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

6 raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Katër prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një në Viti dhe një në Pejë.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se ish gruaja e tij e ka kanosur me fjalë.

“Prishtinë / 26.02.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte kanosur me fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë një grua ka deklaruar se burri i saj ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj.

“Prishtinë / 01.03.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Në Drenas është arrestuar një person pasi e kishe sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Gllogoc 29.02.2024-13:00. Më 02.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Në Prishtinë, një burrë ka thënë se ka pasur dhunë psiqike nga gruaja e tij që nga fillimi i martesës.

“Prishtinë 02.03.2024-13:30.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare.  E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”

Një burrë tjetër është arrestuar në Viti pasi e ka therë me thikë vëllain e tij.

“Viti / 02.03.2024 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një person pasi e ka ofenduar viktimën.

“Pejë 02.03.2024-17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar viktimën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img