1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

6.2 milionë euro i kushtuan Telekomit punëtorët e larguar

Pako vullnetare e largimit nga puna e punëtorëve, Telekomit i kushtoj 6.2 milionë euro. Mjete këto të cilat Telekomi i ka siguruar përmes kredisë nga Ministria e Financave.

Nga kjo pako kanë përfituar 302 punëtorë.

“Përmes pakos për largim vullnetar nga puna, janë larguar gjithës 302 punëtorë, vlera totale e pagave te paguara për këta punëtorë është rreth 6.2 milionë, paga neto+tatimi ne paga + kontributet pensionale. Mjetet për këto dy projektet janë marre kredi me kamate nga Ministria e Financave”, Fadil Lepaja zëdhënës i Telekomit.

Telekomi i Kosovës ka vite që është në gjendje të rëndë financiare. Ky institucion, sipas Lepajës nga vitet paraprake i ka borxh ndaj Administratës tatimore të Kosovës edhe 2.1 milionë euro.

“Vlera e borxheve ndaj kontributeve pensionale aktualisht është zero, vlera e borxheve për tatime ndaj ATK-së aktualisht është 2.1 milionë euro tatime bazë, 1.9 milionë euro kamata të akumuluara për vonesa në pagesa të obligimeve dhe 2 milionë euro ndëshkime për vonesa në pagesa”, tha Lepaja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img