Shefqet Krasniqi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, dyshohet se është vetvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha derisa ka theksuar se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.
Tutje Berisha lajmin për vdekjen e tij e ka quajtur si tronditës.
Postimi i plotë i tij:
Prehu në paqe Shefqet Krasniqi
Tronditëse eshtë lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë.
Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës,, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!
Lamtumir o Qet nga kjo botë…