Disa nga zëvendësministrat kanë treguar se çfarë pune bëjnë.
Disa nga zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës treguan për rtv21.tv se çfarë pune bëjnë.
Idriz Selimaj, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Personalisht merrem me tri departamente, infrastrukturën rrugore, departamentin e inspektimit dhe departamentin e uditimit, për arsye se edhe i përkas kësaj fushe”, tha Selimaj.
Zëvendësministri i Bujqësisë Vesel Krasniqi tha se ka shumë punë.
“Përgatitja e buxhetit, shikimi se si shpenzohet buxheti, po ashtu edhe rreth disa udhëzimeve dhe ligjeve, disa veç i kemi përcjellë në qeveri”, shpjegoi detyrat që ka Krasniqi.
Edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Qerkin Dukolli tregoi se ministri Reçica ua ka ndarë detyrat.
“Ministri Reçica realisht për ne zëvendësat ka shpërndarë detyrat. Konkretisht mua më ka thanë me u marrë më tepër me çështjet ligjoretha Dukolli.
Ndërsa Mustafë Myrtaj, zëvendësministër i Arsimit tha se i përfaqëson komunitetet egjiptiane, rome e ashkalinje.
“Kjo ministri ka ndarë 506 bursa për këto komunitete për nxënësit e shkollave të mesme të larta dhe 62 bursa për studentët e këtyre komuniteteve”, tha Myrtaj për rtv21.tv.
Sipas këtij televizioni, për një vit vetëm për paga zëvendësministrat i kushtojnë 966 mijë euro buxhetit të Kosovës.
Në dhjetor të vitit që shkoi Kryeministri Ramush Haradinaj takoi zëvendësministrat, duke kërkuar punë prej tyre.