3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rezultate qesharake të votave për kryetar të LVV në Vranjevc

Nëse do t’i kishin parë rezultatet e votave në favor të Kurtit në Vranjevc, secilit diktator në botë do t’i kishte shkuar lëng nga goja.

Albin Kurti sot ka shumë arsye për tu lakmuar nga secili diktator në botë. Këtë e tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht votimi për kryetar të VV’së derisa raportohet se po vazhdon numërimi i votave.

Kështu, deri në rezultatin përfundimtar habit rezultati në Vranjevc. Prej 234 votave, 232 vota janë pro kandidatit të vetëm, Albin Kurti.

Vetëm një anëtar ka votuar kundër kurse një tjetër ka vendosur të abstenoj.

Në votimin e sotëm, i cili sipas vetë Kurtit paraqet ‘demokraci të thellë’ në Vetëvendosje nuk kanë votuar të dorëhequrit nga kjo parti. As thirrja e ‘babës’ nuk i bindi.

Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime minuta para përmbylljes së vendvotimeve.

Ndërkohë, po ky grup, i kryesuar nga ish-shefi i VV’së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re. Për këtë ditë më parë ka raportuar Gazeta Express derisa njëjtë ka paralajmëruar edhe Adriatik Kelmendi, gazetar dhe autori i emisionit “Rubikon”.

Lidhur me bisedat për parti të re, Dardan Molliqaj, ish-sekretar partie, u akuzua edhe nga Ismajl Kurteshi, i cili tani mban po këtë pozitë në VV.

Problemet në Vetëvendosje që u tha se nisën prej më shumë se një viti, dolën në publik në fund të vitit që lam pas. Publikimi i një mesazhi privat të Aida Dërgutit, ish-anëtare e Kryesisë së VV’së, ku ajo e quante ‘mut’ Kurti, nxori zbuluar përçarjet brenda partisë.

Kjo shkaktoi një valë ofendimesh e kritikash në internet dhe vazhdoi me dorëheqje të shumë anëtarëve.

Kështu tani raportohet për dy grupe, krahun e Albin Kurtit dhe të Dardan Molliqajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img