0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

54 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968

Sot janë bërë 54 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Demonstratat shpërthyen më 27 Nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan.

Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një grup politik nëntë anëtarësh i studentëve të Prishtinës, me Osman Dumoshin në krye. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe përbëhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati dhe Hasan Dërmaku.

Demonstruesit, mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si: ”Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”, ”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luaj me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!

Demonstratat e vitit 1968, ishin frymëzim për vazhdimin e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si në vitet e ’80-ta, dhe ’90– ta si dhe përfundimisht në organizimin e luftës së armatosur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në demonstratat e vitit ’68 morën pjesë të gjitha shtresat, e moshat e popullsisë dhe banorët e të gjitha trojeve shqiptare, ku u shprehën unanimisht se shqiptarët në Jugosllavi duan t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i gëzonin popujt tjerë.

Shqiptarët kërkonin ta gëzonin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, të drejtën e kombit e jo të kombësisë, të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e shtetit të tyre – Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës së Jugosllavisë.

Demonstratat shpërthyen serish në Prishtinë në vitin 1981. Ato filluan nga studentët që protestonin në mënyrë paqësore për kushtet e tyre të jetesës, por kërkesat e tyre u përshkallëzuan në një nivel më të madh politik. Si rezultat, spastrimet u bënë brenda udhëheqjes komuniste në Kosovë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img